Larg syve të publikut prej sulmeve të para në Iran, Netanyahu: Mojtaba Khamenei është gjallë

11 Maj 2026, 16:08 / BOTA ALFA PRESS

Larg syve të publikut prej sulmeve të para në Iran, Netanyahu:

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se mendon që udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është gjallë.

Khamenei nuk është shfaqur publikisht që kur pasoi të atin, Ajatollah Ali Khamenei – i cili u vra në sulmet ajrore SHBA-Izrael në fillim të luftës – duke shkaktuar pyetje rreth statusit të tij.

Besohet se udhëheqësi i ri suprem është plagosur rëndë në sulmin që vrau edhe pesë anëtarë të tjerë të familjes.

Në një intervistë me emisionin 60 Minutes të CBS, Netanyahu tha: “Mendoj se Mojtaba Khamenei është gjallë. Është e vështirë të thuhet se cila është gjendja e tij”.

“Ai është fshehur në ndonjë bunker ose në ndonjë vend të fshehtë dhe mendoj se po përpiqet të ushtrojë autoritetin e tij. Nuk mendoj se ai ka të njëjtin autoritet që kishte i ati”, tha ai.

Agjencia iraniane e lajmeve Fars pretendoi dje se Khamenei u takua me një shef ushtarak dhe dha “masa të reja udhëzuese për të ndjekur operacionet dhe për t’u përballur me vendosmëri me kundërshtarët”.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ide