Aksidentohen dy automjete në aksin Maqellarë–Peshkopi, plagoset gruaja shtatzënë

15 Dhjetor 2025, 09:54 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksidentohen dy automjete në aksin Maqellarë–Peshkopi, plagoset

Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Melan. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e aksidentit, një çift bashkëshortësh ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Peshkopisë për ndihmë mjekësore. Mësohet se gruaja e plagosur ishte shtatzënë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po kryejnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Dyshohet se mjegulla e dendur dhe prania e akullit në rrugë mund të kenë ndikuar në ndodhjen e përplasjes.

 

Po ndodh...