Aksidentohen dy makina në Panaja të Vlorës, përfundojnë në kanal

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 10:00 në autostradën që lidh Fierin me Vlorën, pranë fshatit Panaja.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, një mjet tip “Mercedes” dhe një mjet tip “Volkswagen Passat”. Sipas informacioneve paraprake, të dy automjetet po lëviznin në drejti të qytetit të Vlorës, kur mjeti tip “Mercedes” dyshohet se i ka prerë rrugën automjetit tjetër.
Si pasojë e përplasjes, automjeti “Mercedes”, që drejtohej nga një femër, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në anë të kanalit. Ndërkohë, edhe mjeti “Passat”, që drejtohej nga një shtetas mashkull, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në anë të autostradës.
Fatmirësisht, katër personat që udhëtonin në të dyja automjetet nuk kanë pësuar lëndime. Megjithatë, dëmet materiale në të dy mjetet janë të konsiderueshme.
Dy personat që ndodheshin në automjetin “Mercedes” janë shoqëruar për kontroll mjekësor në spitalin e Vlorës. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore, përfshirë matjet dhe ekspertizën teknike, për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Njëri prej drejtuesve të mjeteve ka rrëfyer gjithashtu momentet e aksidentit për mediat lokale.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
