"Më shpëtoi Asani..."/ Historia prekëse e futbollistit të kombëtares maqedonase! Tre ditë pa ngrënë e pa pirë në Iran, u la në baltë nga skuadra mes lufte

4 Mars 2026, 10:21 / SPORT ALFA PRESS

"Më shpëtoi Asani..."/ Historia prekëse e futbollistit

Në një intervistë për Sport1.mk, Ashkovski tregon se për tre ditë me radhë mbeti pa ushqim dhe pa ujë, ndërsa mbi kokë i fluturonin bombat. “Isha vetëm në mes të luftës. Situata ishte e frikshme, me shpërthime, rrënoja dhe panik kudo”, ka deklaruar ai.

Futbollisti thekson se në momentet më të vështira, ndihma erdhi nga ish-shoku i tij i ekipit, Jasir Asani, i cili luan gjithashtu në Iran. “Asani më shpëtoi. Pa të, nuk e di si do të përfundonte gjithçka”, shprehet Ashkovski.

Sipas rrëfimit të tij, ai arriti të largohej nga zona e konfliktit në momentet e fundit, mes vështirësive të shumta dhe pasigurive të mëdha. Ai shton gjithashtu se u ndje i braktisur nga persona brenda klubit iranian Persepolis F.C., duke pretenduar se nuk mori mbështetjen e nevojshme në një situatë kaq të rrezikshme.

Rrëfimi i tij sjell një panoramë të fortë të realitetit të përjetuar nga sportistët që gjenden papritur në zona konflikti, larg familjes dhe pa siguri për jetën e tyre.

 

Po ndodh...

ide