Aksion në Ksamil, hiqen 14 mole detare

5 Qershor 2026, 18:01 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksion në Ksamil, hiqen 14 mole detare

14 mole detare të ndërtuara prej vitesh, janë larguar sot nga zona, pas një aksioni të koordinuar nga Komisariati i Policisë Kufitare Sarandë dhe Policia Bashkiake në Ksamil.

Sipas burimeve nga policia, aksioni nuk ka hasur në rezistencë nga pronarët e mjeteve lundruese, të cilët janë treguar bashkëpunues gjatë largimit të molave.

Ndërkohë, në Sarandë, autoritetet kanë bllokuar dhe sekuestruar një anije, e cila dyshohet se dispononte dokumentacion të falsifikuar.

Mjeti u shoqërua në Portin Detar, ku po i nënshtrohet procedurave administrative dhe hetimeve penale.

Po ndodh...

ide