Aksione gjatë natës/ IMT kap kamionë e eskavatorë duke gërryer në Lumin Mat

14 Tetor 2022, 09:04 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksione gjatë natës/ IMT kap kamionë e eskavatorë duke

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit dhe Drejtoria Rajonale Lezhë, që prej dy javësh kanë nisur monitorimin gjatë orëve të natës, kohë e cila shfrytëzohet më së shumti për marrjen e inerteve nga subjekte apo individ të ndryshëm në lumin Mat.

Gjatë kontrolleve të ushtruara janë kapur në flagrancë eskavator dhe kamiona të cilët merrnin materiale inerte përgjatë shtratit të Lumit Mat në mënyrë të paligjshme dhe pa lejen e lëshuar organet kompetente.

IKMT ka ndërmarrë dy masa administrative për dy subjekte në bazë të kopetencave ligjore, ndërsa Drejtori i këtij institucioni Flori Gjini bën me dije se monitorimi do të jetë i vazhdueshem dhe nuk do të ketë tolerime ndaj shkelesve të ligjit.

Nga marrja e inerteve lumi ka ndryshuar rrjedhë në disa pika, duke gërryer qindra hektarë tokë bujqësore, si dhe ka shkaktuar dëmtime dy ura përfshirë dhe urën monument kulture të Zogut, e cila ka rënë më disa metra dhe rrezikon seriozisht shembjen totale.

Aksione gjatë natës/ IMT kap kamionë e eskavatorë duke

 

 

Po ndodh...

ide