Aksioni i SPAK, mes të arrestuarve biznesmeni dhe Zv/Presidenti i FSHF Arben Dervishaj

Mëngjesin e sotëm SPAK ka lëshuar 11 urdhër arreste lidhur me aferën e Inceneratorëve, mes të cilëve 5 persona deri më tani janë arrestuar nga Policia. Sipas burimeve Brenda SPAK, mes tyre është edhe biznesmeni dhe zëvendës presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Arben Dervishi. Ndërkohë për 5 të tjerë ka informacion që ndodhen jashtë territorit shqiptar dhe janë në kërkim.
Operacioni po zhvillohet nga nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Operacionalja dhe është në vijim e sipër. Prokuroria Speciale ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm një aksion për arrestimin e disa personave, kryesisht zyrtarë të inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit. Ndërkohë mësohet se urdhër-arresti është prerë dhe për biznesmenin Mirel Mërtiri. Kërkesa e SPAK është pranuar nga Gjykata e Posaçme dhe mëngjesin e sotmë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka nisur bastisja e disa shtëpive. Dhjetë nga njëmbëdhjetë personat për të cilët kërkohet arrestimi, janë: Arber Denizi, Juri Ymeraj, Silvester Dreza, Gentian Zifla, Arjola Kodra, Enver Sheshi, Robert Shabani, Regan Merdani, Luran Dusha, Arben Dvishi dhe Mirel Mërtirit.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


