Arrestohet 30-vjeçari në Gjirokastër, transportonte emigrantë të paligjshëm

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga 30 vjeçarin I.T., pasi u kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 1 automjet, 2 celulare dhe një shumë parash.
Njoftimi:
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Road Guard 44”. Transportonte 4 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 30-vjeçari.Sekuestrohen 1 automjet, 2 aparate celulare dhe një shumë parash.Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i një pune hetimore me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Road Guard 44”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. T., 30 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i shtetasit I. T. u bë pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin nacional Tepelenë-Levan, në vendin e quajtur Krahës, duke transportuar me automjetin tip “Mercedes Benz”, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, dy aparate celulare dhe një shumë parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
-
-
Spak kërkon konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës
14 Tetor, 09:26 -
Po ndodh...
ide
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
Përse protesta buçet: Rama në burg, Berisha në burg!
Ti vetëm ik!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


