Arrestohet 50 vjeçari, policia i gjen 3 kg kanabis të tharë dhe fidanë

21 Shtator 2022, 11:04 / AKTUALITET ALFA PRESS

Arrestohet 50 vjeçari, policia i gjen 3 kg kanabis të tharë dhe

Ditën e sotme një 50 vjeçar është arrestuar në Mat pasi në banesë iu gjetën 3 kg kanabis në proces tharjeje si dhe bimë të mbjellura përreth shtëpisë. Me finalizimin e operacionit të koduar "Autumn" u arrestua I.L., banues në fshatin Dukagjin.

"Në banesën e shtetasit I. L., janë gjetur 3 kg bimë narkotike në proces tharjeje, ndërsa në ambientet përreth kësaj banese janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.   

Nga veprimet hetimore dyshohet se autori i kësaj veprimtarie kriminale është shtetasi I. L., 50 vjeç, i cili është arrestuar në flagrancë," njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale "Prodhim e shitje e lëndëve narkotike", "Kultivim i bimëve narkotike".

 

Po ndodh...

ide