Arrestohet i riu që shkaktoi aksidentin me 5 të plagosur në aksin Qafë Thanë-Prrenjas

Një 28 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një autobus e si pasojë janë plagosur 5 persona.
Nga informacionet thuhet se si pasojë e përplasjes me autobusit, makina ka marrë flakë duke shkaktuar edhe lëndimin e 5 personave.
Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë bë në aksin rrugor “Qafë Thanë-Prrenjas”.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme për një aksident në aksin rrugor “Qafë Thanë-Prrenjas”, ju bëjmë me dije specialistët e qarkullimit rrugor të DVP Elbasan arrestuan , 28 vjeçarin, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me autobusin. Nga ky aksident, ka marrë flakë automjeti që drejtohej nga 28 vjecari dhe janë dëmtuar 5 pasagjerët në të, të cilët janë në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



