Banorët e Bërxullës në protestë para Kadastrës: Do hyjmë me forcë në Hipotekë

Banorët e Bërxullës kanë zhvilluar sërish sot protestë përballë zyrave të Hipotekës. Kryeplaku i fshatit të Bërxullës, Muharrem Koni tha se kanë kërkuar zgjidhje vetëm nëpërmjet dialogut, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Ata kanë kërkuar gjithashtu takim me drejtorin e Hipotekës për të marrë një zgjidhje lidhur me këtë çështje.
"Ne si banorë të thjeshtë kemi 7 muaj që protestojmë dhe nuk kemi bërë asnjë akt dhune. Kërkojmë certifikimin e pronave dhe banesave. Këta kanë filluar nxjerrin ca teori. Ka aplikuar tjetri dhe i thotë duhet të vijnë të parët tuaj dhe të bëjnë aplikim, pra të vdekurit. Zotëria ka bërë aplikim që në 2015. Këta nuk ja legalizojnë.
Thotë sillni edhe njëherë aplikime. Unë i bëj thirrje Agron Çerrit të na sjellë një përfaqësues. Duhet të na japin shpjegim. Pasha zotin nuk do kenë hall e derman pa i certifikuar ato prona. Çdo ditë po na sosin durimin me paligjshmërinë që po bëjnë.
Ne vijmë si njerëz, kurse këta si skutha që nuk kanë parë diellë me sy. Këto janë sorollatja që i bëhen popullit që mos na bëjnë punë, kjo bëhet për të vjedhur. Gjurmën e rrugës e dinë ata, kurse banesat që preken nuk e dinë. Na kanë kërkuar një listë që ti dërgojmë, ku janë personat që preken. Do të hyjmë brenda në hipotekë, do përplasemi me policinë. Duhet të bëhemi edhe në si Dallëndyshe Bici, të bëhemi dallëndyshe që të flatrojmë nga një pjesë e tokës të dalim te tjetra” tha një prej banorëve.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
