Baza e armatimeve në Vlorë/ Gjykata cakton masën e sigurisë për Luçiano Deraj. I arrestuari “kyç” gojën para togave të zeza

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 35-vjeçarin Luçiano Deraj alias Albano Deraj, i cili u arrestua pasi në tarracën e banesës së tij në Babicë u gjet një arsenal armësh dhe municionesh.
Mësohet se para togave të zeza, ai ka heshtur, duke mos pranuar të flasë për të dhënë versionet e tij, i pyetur për origjinën e armëve dhe me çfarë grupesh kriminale ka lidhje.
Burime bëjnë me dije se Luçiano Deraj bashkëpunonte me disa grupe kriminale në Vlorë, Fier dhe qytete të tjera.
Armët janë dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore për ekspertizë balistike për ekzamimin pasi dyshohet se disa nga armët të jenë përdorur në disa ngjarje kriminale të kohëve të fundit, si dhe do të përdoreshin në ngjarje kriminale në të ardhmen.
Sipas të dhënave të grupit hetimor snajper i gjetur në depon e armatimit që u zbulua në fshatin Babicë të Vlorës, dyshohet se është përdorur për ekzekutimin e Gëzim Sinomatit më 7 janar. Sinomati u qëlluam me një plumb më kokë, ndërsa policia nuk ka arritur që të gjejë armën e krimit.
Ekspertët dyshojnë se ky snajper i zbuluar në bazën e armatimeve është përdorur për vrasjen e tij, ndërsa në mjetin e djegur që u gjet pas ekzekutimit asokohe u gjet edhe një bllok betoni që dyshohej se ishte vendosur për të mbajtur snajperin.
Në banesë përveç 35-vjeçarit, jetonin njerka dhe babai, si edhe gjyshërit e tij. sipas familjarëve 35-vjeçari është pronar i një servisi makinash dhe madje sipas tyre policia nuk e ka arrestuar në gjumë por e kanë ndaluar në servisin e makinave dhe e kanë sjellë me pranga në duar në banesë.
Në shtëpinë e familjes Deraj u gjetën disa lloje armatimesh, snajper, pistoleta, qindra fishekë, 7 kallëpe lëndë eksplozivi plastik, silenciatorë për armët, 4 dylbi optike, 2 palë dylbi, radiomarrëse me valët e Drejtorisë së Policisë Vlorë, targa dhe çelësa makinash, maska, fenelina dhe veshje të ndryshme.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

