Bombola e gazit shpërthen dhe shkrumbon banesën e të moshuarit në Mallakastër

2 Mars 2026, 11:38 / AKTUALITET ALFA PRESS

Bombola e gazit shpërthen dhe shkrumbon banesën e të moshuarit

Shpërthimi i bombolës së gazit ka shkrumbuar një banesë në Mallakastër.

Ngjarja dramatike, që për fat të mirë përfundoi pa viktima, ka ndodhur dje në fshatin Ninësh, ku sipas të dhënave paraprake dyshohet se shpërthimi i bombolës ka shkaktuar zjarr në banesën e shtetasit Rr. M., 71 vjeç.

Si pasojë e incidentit janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Fierit për veprime të mëtejshme hetimore.

“Dje, në fshatin Ninësh, dyshohet se për shkak të shpërthimit të një bombole gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Rr. M., 71 vjeç. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, informoi policia vendore.

Kanë nisur hetimet për shkaqet e shpërthimit, nëse ka qenë gabim njerëzor i të moshuarit, apo bombola ishte pa kushtet e sigurisë dhe difektoze.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Po ndodh...

ide