"Nuk dihet fati i tij"/ Garda Revolucionare e Iranit: Kemi sulmuar zyrën e Netanyahut

Forcat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit kanë kryer një sulm raketor ndaj objektivave institucionale izraelite, përfshirë zyrën e Kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe selinë e komandës së Forcave Ajrore të Izraelit, duke e përshkruar veprimin si “të papritur” dhe “të synuar me kujdes”.
Në një deklaratë të raportuar nga agjencia iraniane Tasnim, Garda Revolucionare Islamike thotë:
“Zyra e Kryeministrit të regjimit sionist dhe selia e komandantit të Forcave Ajrore janë sulmuar dhe goditur rëndë nga forcat e armatosura të Republikës Islamike në sulme të synuara dhe të papritura me raketa.”
Sipas të njëjtës deklaratë, mbijetesa e Netanyahu-t mbetet “e pasigurt” dhe nuk dihet fati i tij.
Autoritetet izraelite deri tani nuk kanë konfirmuar publikisht nëse zyra e Netanyahu-t ose komanda kryesore e Forcave Ajrore janë goditur.
Kujtojmë që në sulmin e koordinuar mes SHBA dhe Izraelit më 28 shkurt u vra lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei.

Përveç agjencisë së lajmeve të Iranit, lajmi u përcoll edhe nga mediat e huaja ndërkombëtare.


Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128