Censi i Shpendëve 2025, më shumë specie të reja në liqenet karstike të Belshit

14 Shkurt 2025, 18:30 / AKTUALITET ALFA PRESS

Censi i Shpendëve 2025, më shumë specie të reja në

Për këtë vit, është vënë re një shtim i numrit të shpendëve të ujit dhe specieve të reja në të gjitha liqenet karstike në zonën e Belshit, në Elbasan.

Kryetar i Bashkisë Belsh, Arif Tafani ndau në rrjete sociale lajmin pozitiv që vjen nga Censi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujorë për vitin 2025 për zonën e Bashkisë Belsh dhe për biodiversitetin në Shqipëri.

“Sipas këtij censi, këtë vit zonës së Belshit i është shtuar numri i shpendëve ujorë dhe specieve të reja në të gjitha liqenet karstike dhe ky është një tregues i mirë i ruajtjes dhe zhvillimit të habitatit natyror”, shkroi Tafani.

Sipas tij, ky cens ndërkombëtar na ndihmon për të vlerësuar më mirë pasurinë natyrore të Belshit dhe nxit zhvillimin e turizmit ekologjik, i cili mund të tërheqë mijëra vizitorë nga e gjithë bota.

Ai u shpreh optimist për krijimin e kushteve të favorshme për shtimin e numrit të shpendëve, forcimin e ekosistemeve natyrore dhe mirëmbajtjen e ekuilibrave ekologjikë.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128