Dalin në drite detaje të reja nga vrasja e Rexhep Ismailit! Autori mori me vete edhe një të plagosur gjatë të shtënave, një person qëlloi nga banaku

Detaje të reja kanë dalë në dritë vrasja e biznesmenit Rexhep Ismaili në fshatin Gjashtë të Sarandës. Ngjarje kjo e ndodhur në lokalin dhe karburantin në pronësi të viktimës 66 vjeçar.
Sipas të dhënave të marra nga policia dhe kqyrjes së kamerave të sigurisë, rezulton se pas vrasjes më plumb në kokë të Ismailit, një person që ka qenë në banakun e lokalit ka qëlluar me armë në drejtim të Lulzim Tabakut, dhe një tjetër personi që ishte më të.
Në lokal nuk ka pasur banakier të mirëfilltë, sepse biznesi funksiononte më shumë si një kafe familjare, ku darkave mblidheshin vëllezër dhe nipër të familjes.
Gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i plagosur një person që nuk është paraqitur në spital, por ai ia ka mbathur bashkë me autorin Lulëzim Tabaku , dhe të dy vijojnë të jenë në kërkim.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për kapjen e autorit dhe të personave të përfshirë në konflikt. Njëkohësisht, po ushtrohen kontrolle në spitalet rajonale dhe në klinikat private, me qëllim identifikimin dhe gjetjen e shtetasit të dyshuar të plagosur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 përpara karburantit "Vëllezërit Ismaili", në kryqëzimin apo rrethrrotullimin e Gjashtës (vendasit e njohin zonën edhe si Qafa e Gjashtës për shkak të terrenti dhe rrugës automobilistike që përshkon kodrën).
Fatkeqësisht, plumbi rezultuar fatal dhe biznesmeni e kryetari i degës lokale të Shoqatës Patriotike "Çamëria" ka ndërruar jetë në vendngjarje. Familjarë dhe banorë të zonës janë tronditur nga ngjarja dhe po japin dëshmi për të ndihmuar në hetime.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128