Dhunohet me sende të forta pronari i 'Pamfletit', gazetari Gjergj Zefi

Gazetari Gjergj Zefi,që administron portalin 'Pamfleti' është dhunuar sot në Tiranë me sende të forta nga persona të paidentifikuar.
Blutë e Tiranës bëjnë me dije se gazetari aktualisht po merr ndihmën mjekësore në spital, ndërsa është ngritur grupi Hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Me sa bëhet me dije Zefi është goditur në momentin që ka qenë duke dalë nga zyrat.
Më pas policia hyri në ambjentet e portalit dhe sekuestroi kamerat e sigurisë ku ndodhi ngjarja.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 03.10.2023, nga një telefonatë në Sallën Operative është marrë njoftim se në rrugën “Bardhok Biba”, persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta një shtetas.
Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se personi i dëmtuar është shtetasi Gj. Z., 52 vjeç (administrator i një portali), i cili aktualisht po merr ndihmën mjekësore.
Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi Hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve

Gjergj Zefi
-
Dhunohet administratori i një portali në Tiranë
3 Tetor, 20:21
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
