Dëshmia e re ndryshon hetimet për vrasjen e Egli Progës, gjykata lë në burg Andi Shkulakun për moskallëzim krimi

19 Prill 2025, 12:41 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dëshmia e re ndryshon hetimet për vrasjen e Egli Progës, gjykata

Gjykata e Korçës ka lënë në masën e sigurisë "Arrest me burg" Andi Shkulakun, i arrestuar 3 ditë më parë me urdhër të prokurorisë së Korçës, pasi akuzohet për moskallëzim krimi lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në 10 Gusht të 2024, ku mbeti viktimë Egli Proga.

Arrestimi i tij u bë pasi një dëshmi e re u administrua nga prokuroria e Korçës,  ku thuhet se viktima Egli Proga fillimisht u dhunua brenda ambienteve të lokalit nga shtetasi Leonidha Guçe e më pas u godit jashtë ambienteve nga Denis Meçe, një detaj i ri ky për hetimet duke rënduar pozitën e Guçes.

I arrestuari Andi Shkulaku mendohet të ketë parë gjithçka dhe këtë qenë prezent në vendngjarje e më pas të jetë larguar.  Pavarësisht se prokuroria e Korçës vetëm para pak ditësh mbylli hetimet duke çuar për gjykim dosjen, kjo dëshmi e re duket se ndryshon rrjedhën e hetimeve për vrasjen e 42-vjeçarit Egli Proga.

Sipas dosjes së hetimit, Denis Meçe akuzohet për vrasje me dashje ndërsa Leonidha Guce, Voltan Shkulaku dhe Arjan Manellari akuzohen për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës ndërsa pritet që dosja e re e hapur për shkak të dëshmisë së fundit të bashkohet me dosjen e parë.