Detaje nga tragjedia ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes shqiptare, policia gjeti tryezën shtruar! Ja çfarë dihet deri më tani për ngjarjen e rëndë

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e regjistruar në Itali, ku katër anëtarët e një familje shqiptare kanë humbur jetën si pasojë e helmimit nga rrjedhja e gazit.
Deri më tani dihet se kanë humbur jetën babai 48 vjeç, nëna 43 vjeçe dhe dy fëmijët, përkatësisht 22 dhe 15 vjeç, ndërsa tragjedia ka ndodhur rreth orarit të darkës.
Mediat italiane shkruajnë se gjatë hyrjes në banesë, ekipet e shpëtimit dhe policia kanë gjetur tryezën shtruar, pasi familja ishte përgatitur për të ngrënë darkën.
Gjithashtu raportohet se ka qenë vëllai i kryefamiljarit, i cili ka dhënë alarmain dhe ka njoftuar karabinierët. Pasi mbërritën në banesën trekatëshe dhe nuk morën asnjë përgjigje pas trokitjeve të shumta, ata u detyruan të thyejnë derën.
Brenda gjetën trupat e katër familjarëve, ndërsa edhe vëllai i kryefamiljarit përfundoi në spital, pasi ra në kontakt me monoksidin e karbonit.
Po ashtu raportohet se në vendngjarje mbërriti edhe kryebashkiaku i Porcarit, Leonardo Fornaciari, i cili shprehu tronditje dhe dhimbje të thellë për një tragjedi që, sipas tij, ka prekur mbarë komunitetin e këtij qyteti të vogël, vetëm pak kilometra larg Luccës.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
