"Nuk kam para për të jetuar"/ Pasuritë e Malltezit dhe Argita Berishës mbeten në sekuestro, Gjykata e Lartë dhe GJKKO u rrëzon kërkesat

7 Prill 2026, 16:41 / POLITIKË ALFA PRESS
"Nuk kam para për të jetuar"/ Pasuritë e Malltezit dhe

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezit, për heqjen e sekuestros mbi pasuritë e tij.

Jamarbër Malltezi kërkoi në 2 prill në Gjykatën e Lartë, kthimin e 25 pasurive të sekuestruara nga SPAK e GJKKO, me argument se nuk ka para për të jetuar.

Avokati i tij deklaroi se llogaritë bankare të Malltezit janë bosh. Por SPAK i kujtoi Malltezit se i ka sekuestruara vetëm një pjesë të pasurive të tij dhe shumë të tjera nuk janë.

Katër apartamente në zonat më luksoze në 4 prej qyteteve më të shtrenjta të Evropës rezulton të ketë Jamarbër Malltezi, por në GJKKO dhëndri i Berishës tha se s'ka para për të jetuar në Tiranë.

Apartamentet në Mynih, Bruksel, Roterdam dhe Budapest, vlera e të cilave kalon miliona euro, Jamarbër dhe Argita Malltezi nuk i kishin deklaruar, por u zbuluan vetëm pas hetimeve të SPAK dhe nuk janë të sekuestruara, pasi prokuroria u mjaftua me pronat që kapnin vlerën e 5.4 milionë eurove, aq sa dyshohet se ai përfitoi nga afera korruptive e privatizimit të ish-klubit Partizani.

Më herët ditën e sotme, edhe Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi për heqjen e sekuestros së pasurive që ka në bashkëpronësi me Argita Berishën.

Çifti Malltezi-Berisha kishin kërkuar edhe kthimin e qirave që Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara ka marrë deri më tani, por edhe kjo kërkesë u rrëzua nga Gjykata e Lartë.

Po ndodh...

ide