
Detaje nga vrasja e shqiptares Ilaria Sula: I dashuri pas krimit, drekoi me shoqen e saj

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me veprimet e 23-vjeçarit, Mark Samson, pas vrasjes së studentes me origjinë shqiptare, Ilaria Sula.
Në vendimin e gjyqtares Antonella Minunni për caktimin e masës së arrestit ndaj filipinezit, thuhet se filipinezi ka treguar një qëndrim të jashtëzakonshëm të vetëkontrollit pas vrasjes së 22-vjeçares.
Edhe pse më parë kishte thënë se nuk mund të jetonte pa të dhe nuk mund ta imagjinonte jetën pa vajzën, pas krimit ai arriti të kthehej në normalitet, duke e menaxhuar me qetësi situatën, siç nënvizohet në vendimin e gjyqtares.
Në vendim përmendet se, pas krimit, Mark Samson përpiqet të shfajësohet duke e cilësuar vrasjen si një “gjest zemërimi dhe xhelozie”. Ai e justifikon veprimin e tij me presionin që kishte për të marrë rezultate të mira në universitet.
“Ajo që bie në sy te Mark Samson është qëndrimi i tij i vetëkontrollit të fortë dhe të qartë, veçanërisht në fazën pas vrasjes së Ilarias. Edhe pse disa herë kishte thënë se nuk mund të jetonte pa Ilarian dhe s’mund ta imagjinonte jetën pa të, pasi e vrau brutalisht dhe hoqi qafe trupin e vajzës, ai ia doli të kthehej menjëherë në normalitet”, thuhet në vendimin e gjykatës.
Hetimet e prokurorisë zbulojnë se, pavarësisht krimit të tmerrshëm që kishte kryer, Samson ka takuar shoqen e Ilarisë, me të cilën ka ngrënë një piadinë dhe ka diskutuar për problemet që kishte me të edhe pse, në fakt, ai e kishte vrarë atë pak më parë. Ai ka vazhduar të bisedonte për çështje të thjeshta dhe banale, pa treguar shenja pendimi apo shqetësimi për veprimin që kishte kryer.
Gjithashtu, ai i ka dërguar mesazhe babait të Ilarisë, duke u shtirur se ishte vajza e tij, dhe ka vazhduar të komunikonte me shoqet e Ilarisë, duke bërë që ato të besonin se ajo ishte ende gjallë.
-
Trafikonin vepra arti, dërgohen në gjyq dy autorët në Fier
8 Prill, 14:02

Plas skandali: Interceptohet sondazh kundër SPAK-ut!
ide

Mos u tallni me pleqërinë e Berishës por me ëndrrën për tu bërë dhëndër sërish


Më në fund do të votojmë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128