Detaje të reja nga dosja/ Kush është pronari i 163 mijë eurove të kushëririt të Ajola Xoxës?!

27 Shkurt 2025, 15:36 / AKTUALITET ALFA PRESS

Detaje të reja nga dosja/ Kush është pronari i 163 mijë eurove të

Valmir Xoxa është një personazh mjaft interesant që del në dosjen e zbardhur nga gjyqtari Erjon Bani.

Nga detajet e nxjerra në dosje, zbulohen hijet që rrethojnë Valmir Xoxën, djalin e xhaxhait të Ajola Xoxës.

Le të analizojmë disa fakte të konstatuara në vendimin e gjykatës.

Kjo theksohet shumë qartazi në vendim, ku thuhet se Valmir Xoxa ka aplikuar për kredi të butë në Bashkinë e Tiranës dhe ka marrë plot 40 milionë lekë.

Aplikimi për kredi është diçka normale, ai e ka përfituar atë, por prokurorët e SPAK-ut gjatë hetimeve kanë gjetur se Valmiri ka dhënë 140 mijë euro kur merrte kredi si i pastrehë për blerje toke.

Këto 140 mijë euro Valmiri i jep për llogari të Ajola Xoxës dhe Valbona Xoxës, nënës së saj.

Detaje të reja nga dosja/ Kush është pronari i 163 mijë eurove të

 PASTREHU VALMIR XOXA BLEU MAKINËN 23 MIJË EURO

Së dyti, Valmir Xoxa, personi i pastrehë që ka marrë 40 milionë lekë kredi të butë, më herët i kishte blerë 23 mijë euro makinën e Ajola Xoxës, plus dhe shëtiste me 140 mijë euro në dy jastëkë në periudhën pastërmetit.

Pra, i pastrehu Valmir Xoxa, që përfitoi kredi të butë nga Bashkia e Tiranës, kishte 163 mijë euro, 23 mijë euro për makinën dhe 140 mijë euro në dy jastëkë.

Një njeri që blen një makinë 23 mijë euro nuk mund të jetë përfitues i një kredie të butë 40 mijë euro.

Kredia e butë u jepet personave që kanë nevojë, që nuk kanë shumë të ardhura, ndërsa Valmir Xoxa kishte blerë makinën nga 7 mijë euro në 23 mijë euro.

Pra, Valmir Xoxa që ka kërkuar 40 mijë euro kredi, në fakt, sipas vendimit të gjykatës, rezulton se ka 163 mijë euro.

Lind natyrshëm pyetja: Ku i gjeti 163 mijë eurot i pastrehu Valmir Xoxa? A është i pastrehu Valmir Xoxa pronar i këtyre parave? Apo është dikush tjetër sepse bëhet fjalë për 163 mijë euro?

Pra, ka disa mundësi, Valmir Xoxa ose është i pastrehë dhe s’ka kokërr leku, ose ka mashtruar shtetin, ose pronari i këtyre 163 mijë eurove është një tjetër person? Ndoshta të vetë Ajola Xoxës?!

Të jesh i pastrehë, të kesh 163 mijë euro dhe të marrësh 40 milionë lekë kredi të butë, plus të përfitosh truall me paratë e të cilit mund të blesh një apartament në qendër të Tiranës, janë detaje që vetëm zbulojnë më shumë rreth personazhit Valmir Xoxa, i cili duket se është përdorur nga Ajola Xoxa për të injektuar para apo si mashë për të fshehur pasuritë, për të cilat akuzohet bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj./ CNA

Detaje të reja nga dosja/ Kush është pronari i 163 mijë eurove të

Detaje të reja nga dosja/ Kush është pronari i 163 mijë eurove të

 

Po ndodh...

ide