Detaje të rënda nga ngjarja në Mat, 23-vjeçari dyshohet se u mor peng pranë banesës dhe u mbyt gjatë rrugës! E hodhën në liqen bashkë me makinën
9 Korrik 2025, 10:50 / AKTUALITET
Detaje të rënda mësohen nga ngjarja në Mat, ku 23-vjeçari Renis Dobra u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit.
Sipas gazetarit të Vizion Plus, Dritan Kurti dyshohet se 23-vjeçari është marrë peng afër banesës dhe është mbytur gjatë rrugës.
Në Shkopet autori/autorët e kanë hedhur bashkë me makinën në liqen.
I riu ishte denoncuar i zhdukur në polici nga babai i tij mbrëmjen e djeshme.
Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë gjetën trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit.
Në lidhje me këtë rast është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./vizionplus.tv
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
