Detaje/ Vrasja në Maliq, 50-vjeçari i dehur tentoi ta hidhte babain në pusin e ujit, 77-vjeçari e vrau me çekiç
18 Shkurt 2023, 10:17 / AKTUALITET

Detaje të reja zbardhen për ngjarjen e ndodhur dje në Maliq, në fshatin Zvezdë, ku u vra me sende të forta 50-vjeçari Hamdi Bylykbashi. Plagët e marra në kokë nga viktima kanë zbuluar dhe krimin makabër.
Ka qenë fillimisht 50-vjeçari që u konfliktua me babain dhe ka tentuar ta hedhë në pusin e ujit. Babai i tij, 77-vjeçari Shefki Bylykbashi më pas e ka goditur me çekiç që përdoret për thyerjen e gurëve.
Mësohet se viktima ishte divorcuar prej disa vitesh dhe ishte konsumues i pijeve alkoolike.
Pikërisht ditën e djeshme ai ka shkuar i dehur në shtëpinë e tij dhe më pas është konfliktuar me të atin.
Policia po vijon hetimet për ngjarjen e rëndë dhe ka marrë në pyetje të moshuarin për të zbardhur të plotë rrethanat e saj.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
Nga Gentian Gaba
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
Nga Ermal Peçi
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


