Dhunoi për vdekje Elgi Progën, Apeli lë në fuqi masën “arrest me burg” për Denis Meçen
17 Shtator 2024, 17:02 / AKTUALITET

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Denis Meçen, i cili akuzohet se dhunoi për vdekje 42-vjeçarin Egli Proga në Pogradec, ngjarje e ndodhur më 10 gusht të këtij viti.
Denis Meçe, i cili ndodhet prapa hekurave për këtë ngjarje të rëndë kishte kërkuar ndryshimin e masës nga arrest në burg në një masë më të butë, por kërkesa e tij është rrëzuar.
Ndërkohë Gjykata caktoi detyrim paraqitje për Leonidha Guçen, Arjan Manellarin dhe Voltan Shulkun, të cilët nuk kallëzuan për krimin.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

