Dhunuan dhe i vodhën paratë pakistanezit, dy të arrestuar në Fier

Një rast mashtrimi dhe dhunimi është zbuluar nga policia në Fier.
Dy persona, që ndodhen tashmë pas hekurave, morën në automjet 1 emigrant nga Pakistani, duke e mashtruar se do ta çonin në Shkodër, e dhunuan dhe më pas i vodhën një shumë eurosh.
Bëhet fjalë për shtetasit Nazo Sulaj dhe Elvis Çobo.
“Morën në automjet 1 emigrant nga Pakistani, duke e mashtruar se do ta transportonin në drejtim të Shkodrës, me qëllim kalimin ilegalisht të kufirit për në Mal të Zi, por e dhunuan, i morën eurot që ky shtetas kishte me vete dhe e zbritën në Fier.
Policia brenda pak orësh identifikoi, kapi dhe vuri në pranga 2 autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, Nazo Sulaj dhe Elvis Çobo. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale eurot që dy shtetasit i morën me dhunë emigrantit, dy celularë dhe automjeti me të cilin lëviznin dy shtetasit e arrestuar. Shërbimet e Policisë pas njoftimit të marrë nga spitali rajonal i Fierit, se ishte paraqitur për të marrë mjekim, 1 shtetas i huaj, i dhunuar, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e këtij rasti.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, të kryera është bërë e mundur që brenda pak orësh, të zbardhej dinamika e ngjarjes, identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorëve të dyshuar, N. S., 21 vjeç, banues në Mallakastër dhe E. Ç., 26 vjeç, banues në Fier.
Këta 2 shtetas dyshohet se kanë marrë në automjet nga Gjirokastra, 1 emigrant nga Pakistani duke e mashtruar se do ta transportonin në Shkodër, për të kaluar ilegalisht kufirin me Malin e Zi. Më pas ata e dhunuan, i morën paratë dhe e zbritën në rrugë në Fier. Shtetasi nga Pakistani ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

