E rëndë në Gjirokastër! E moshuara bie nga tarraca e azilit, ja si paraqitet gjendja e saj

4 Mars 2026, 14:44 / AKTUALITET ALFA PRESS

E rëndë në Gjirokastër! E moshuara bie nga tarraca e azilit,

E rëndë në Gjirokastër! Një e moshuar që ishte e akomoduar në Azilin e të Moshuarve, ka rënë nga tarraca e azilit dhe është plagosur.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 12:30. Për pasojë ka marrë plagë e fraktura dhe u dërgua për mjekim në spitalin rajonal.

“Rreth orës 12:30, në lagjen “18 Shtatori”, dyshohet se ka rënë aksidentalisht, nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve, ku ishte akomoduar, shtetasja Sh. Z., 72 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve”, bëri me dije policia vendore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit."

 

Po ndodh...

ide