Lufta në Lindjen e Mesme dhe aksi Librazhd-Përrenjas ndikim direkt në ekonomi, sot qytetarët korçarë po blejnë bukën për 150 lekë

Lufta në Lindjen e Mesme dhe problemet e ditëve të fundit në aksin Librazhd-Përrenjas kanë “rrënduar” xhepat e shqiptarëve. Pas paralajmërimeve për rritje të reja në tregjet ndërkombëtare të naftës, qytetarët shqiptarë po përballen tashmë me pasojat e rritjes së çmimeve të karburanteve.
Ngushtica e Hormuzit, një ndër rrugët ujore vendimtare në jug të Iranit, ka mbetur e mbyllur për anijet, duke shqetësuar tregjet botërore. Përmes kësaj rruge kalon rreth 20% e naftës e gazit global, dhe pas paralajmërimeve të Iranit, çmimet në bursat ndërkombëtare kanë shënuar rritje të ndjeshme, duke arritur 83 dollarë për fuçi, nga 65 dollarë që ishin para nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme.
Këto çmime janë reflektuar menjëherë edhe në tregun tonë vendas. Në disa pika shitjeje me pakicë në Tiranë, nafta është shtrenjtuar deri në 4 lekë për litër, duke arritur çmimin në 179 lekë për litër. Ndërkohë që raportohet se çmimi i benzinës ka mbetur i pandryshuar.
Sipas Shoqatës së Hidrokarbureve, rritjet në bursat ndërkombëtare pritet të ndikojnë në tregun vendas brenda pak ditësh, me një rritje të mundshme prej 10 deri 20 lekësh për litër.
Analistët kanë paralajmëruar se nëse bllokimi i Ngushticës së Hormuzit dhe tensionet në Lindjen e Mesme do të vijojnë, ndikimet mund të jetë afatgjata, jo vetëm për çmimin e naftës, por edhe për energjinë, transportin dhe një gamë të gjerë mallrash të konsumit të përditshëm.
Ndërkohë nga ana tjetër, në juglindje të vendit, qytetarët e Korçës po përballen jo vetëm me karburant të shtrenjtë, por edhe me rritje të ndjeshme të çmimit të bukës. Pas shembjes së aksit Librazhd-Pogradec, e cila vijoi të qëndronte e bllokuar për 11 ditë, furnizimi i bukës dhe mallrave të tjerë ka qenë i vështirë.
Çmimi i bukës masive ka shkuar nga 120 lekë për disa ditë më parë deri në 140-150 lekë aktualisht, në varësi të furrës dhe produktit. Pronaret e furrave shpjegojnë se, megjithëse çmimi i miellit nuk ka ndryshuar, kostot e transportit dhe energjisë elektrike kanë bërë të domosdoshme këtë rritje.
Qytetarët shprehen të shqetësuar për efektet e drejtpërdrejta në buxhetin familjar, duke kërkuar monitorim të çmimeve dhe masa nga autoritetet për të mbajtur nën kontroll kostot e produkteve bazë.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
