“Askush nuk humbi punën”… Anne Hathaway “sqaron “ deklaratën pas shumë polemikash

29 Prill 2026, 21:08 / SHOWBIZ ALFA PRESS

“Askush nuk  humbi punën”… Anne Hathaway “sqaron

Anne Hathaway ka thyer heshtjen pas zhurmës së madhe që pushtoi rrjetet sociale lidhur me pretendimet se ajo kishte kundërshtuar përdorimin e modeleve “tepër të dobëta” në xhirimet e filmit të ri “The Devil Wears Prada 2”.

Aktorja 43-vjeçare, në n rolin e Emily Blunt, sqaroi se deklarata e saj ka marrë përmasa të ekzagjeruara  dhe pjesa më e madhe e saj është interpretuar gabim.

Gjatë një interviste për “Good Morning America”, Hathaway u shpreh se incidenti ishte një moment i shkurtër në set, por më pas  mori përmasa të mëdha.

Ajo ka mohuar kategorikisht pretendimet se modelet nuk  janë larguar nga puna për arsye të përfshirjes së trupave të ndryshëm fizikë.

"Askush nuk humbi punën. Përkundrazi, u krijuan më shumë vende punë"-u shpreh aktorja.

Hathaway la të kuptohet se bëhej fjalë për një skenë specifike të filmit, për të cilën nuk mund të japë detaje. Megjithatë ajo shtoi se përfshirja e tipeve të ndryshme trupore e bën gjithçka më të bukur dhe më reale.

Debati besohet se e ka zanafillën kur aktorja Meryl Streep u shpreh e surprizuyr surprizuar nga pamja e disa modeleve në xhirime, duke i cilësuar si “alarmueshëm të dobëta”, dhe shtoi se Hathaway kishte ndërhyrë menjëherë për të diskutuar çështjen me producentët.

Filmi i ri pritet të dalë në kinema më 1 maj në SHBA dhe Britani, ndërsa interesimi i publikut vazhdon të jetë i madh.

Po ndodh...