Zbulohet për çfarë u operua Erion Veliaj pak ditë më parë

Disa ditë më parë u publikua një lajm se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Kjo u konfirmua sot nga avokati i tij, Plarent Ndreca.
Më konkretisht bëhet fjalë për një ndërhyrje kirurgjikale për zhdukjen e disa nishaneve, situatë për të cilën avokati i kryebashkiakut të Tiranës, thekson se Veliaj gëzon shëndet të plotë fizik dhe psikologjik.
“Erion Veliaj është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe psikologjike. Nga një pikëpamje edhe nga koha që i krijon situata në të cilën ai ndodhet e ka më të mundur, ka më hapësirë për të bërë veprimtari fizike.
Ndërhyrja bëhej fjalë për disa nishane malinje të cilat janë hequr dhe po kryhen analizat. Nuk ka asnjë shqetësim në këtë aspekt. Gjendja e tij është shumë mirë”– tha Plarent Ndreca në një lidhje telefonike për “Shqipëria Live”.
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128