Nesër afati i fundit për kandidaturat për kreun e PD, zbardhet udhëzimi: Salianji jashtë gare, s’lejohet kandidimi i të dënuarve me vendim të formës së prerë

29 Prill 2026, 17:42 / POLITIKË ALFA PRESS

Nesër afati i fundit për kandidaturat për kreun e PD, zbardhet

Një udhëzim i mbajtur sekret deri më tani nga Partia Demokratike mbi garën e 23 majit për kryetarin e ri, i lë afat deri të enjten e 30 në orën 12:00 çdo rivali të Sali Berishës për të dorëzuar dokumentet e kandidimit përballë tij.

Berisha e ka konfirmuar kandidimin e teksa ai ka fluturuar drejt Zagrebit në një samit, terrenin e ka përgatitur për të lënë jashtë garës emrin më të përfolur për të qenë rivali i tij: Ervin Salianjin.


Në udhëzimin e PD, janë përcaktuar kriteret që duhet të ketë kandidati për kreun e PD, ku krahas kontributit politik, bie në sy edhe fakti që ndalohet kandidimi i personave që kanë mbi supe një vendim të formës së prerë, që në fakt e ka edhe Ervin Salianji.

Ai që dikur quhej dënim politik nga lidershipi demokrat, tashmë është karta më e fortë që përdoret kundër Salianjit për ta ndaluar të kandidojë.

Kriteret për kandidatët për Kryetar të PDSH-së janë

-Kriteret për kandidatët për Kryetar të PDSH-së janë: -Anëtar i Partisë Demokratike, figurë me profil shumë të lartë publik dhe politik, me angazhim politik dhe elektoral të paktën 10 vjecar në Partinë Demokratike;
-Të ketë eksperiencë drejtuese në nivel kombëtar/rajonal në betejat politike të Partisë Demokratike, për kauza qytetare dhe politike,
-Të plotësojë kriteret e zgjedhshmërisë sipas ligjit nr. 138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike
Më herët PD e kishte paralajmëruar mos-lejimin e Salianjit për të kandiduar duke thënë se si i vetë-përjashtuar, ai nuk është më anëtar partie, e për këtë arsye nuk mund të jetë pretendent për numrin 1 të opozitës.


Por, pavarësisht shanseve thuajse zero për t’u legjitimuar në garë, ndërkohë mësohet se Salianji do të dorëzojë nesër në selinë e PD dokumentet e kandidimit.

Ndërkohë PD ka afruar edhe datën e organizimit të Kuvendit Kombëtar. Vetëm 1 javë pas zgjedhjeve për kryetar, Kuvendi do të zgjedhë këshillin e ri kombëtar dhe do të miratojë ndryshime në statutin e PD.

Po ndodh...