Kërkesa në GJKKO/ 50 milionë lekë dhe ‘Çifligun’, avokati Cakrani lë garanci pasurore për ndryshimin e masës ndaj Ilir Metës
29 Prill 2026, 16:48 / POLITIKË

Avokati Kujtim Cakrani ka reaguar lidhur me kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj presidentit të PL, Ilir Meta, e cila është dorëzuar këtë të mërkurë në gjykatë.
Cakrani është shprehur për gazetarët se në kërkesë është parashikuar një garanci e konsiderueshme financiare, duke përmendur shumën prej 50 milionë lekë, si dhe vendosjen në dispozicion të pasurive të paluajtshme.
“Po, po 50 dhe pasuri të paluajtshme, ‘çifligun’ që është më shumë”, u shpreh ai, duke nënvizuar se garancia e propozuar tejkalon vlerën e shumës së përmendur.
Kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Metës pritet të shqyrtohet nga gjykata në ditët në vijim, ndërsa mbetet për t’u parë vendimmarrja e trupës gjykuese mbi këtë çështje.
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128