Elbasan, policia kontrolle në zonën pranë Universitetit, dyshohet për rrjet prostitucioni

29 Prill 2026, 20:48 / AKTUALITET ALFA PRESS

Elbasan, policia kontrolle në zonën pranë Universitetit, dyshohet

Një operacion i Policisë së Shtetit është zhvilluar mbrëmjen e sotme në një nga lagjet pranë Universitetit në qytetin e Elbasanit, ku dyshohet se ushtrohej një aktivitet i paligjshëm i lidhur me prostitucionin.

Burime paraprake bëjnë me dije se gjatë ndërhyrjes policore janë shoqëruar disa persona drejt komisariatit, ndërsa janë sekuestruar edhe materiale që mund të shërbejnë për hetimet në vijim.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje zyrtare mbi numrin e të ndaluarve apo rolin e secilit prej tyre, ndërsa pritet që Policia e Elbasanit të dalë me një njoftim të plotë në orët në vijim.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht aktivitetin dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë.

Po ndodh...