Libani ultimatum Izraelit: Pa armëpushim të plotë, s’ka negociata!

29 Prill 2026, 19:13 / BOTA ALFA PRESS

Libani ultimatum Izraelit: Pa armëpushim të plotë, s’ka

Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, ka deklaruar se vendi i tij pret nga Shtëpia e Bardhë caktimin e një date për nisjen e negociatave të drejtpërdrejta me Izraelin.

Gjatë një fjalimi para sipërmarrësve vendas, Aoun theksoi se dialogu mbetet e vetmja rrugë për të garantuar siguri, duke vendosur si kusht paraprak arritjen e një armëpushimi të plotë.

“E vetmja rrugë që Izraeli të arrijë siguri është përmes negociatave, por më parë duhet të pranojë një armëpushim të plotë”, u shpreh presidenti libanez.

Ai theksoi se pa ndalimin e plotë të luftimeve, çdo përpjekje për dialog do të jetë e vështirë për t’u realizuar. Aoun paralajmëroi gjithashtu se përdorimi i forcës nga Izraeli nuk do të sjellë rezultatet e synuara.

“Nëse Izraeli mendon se përmes shkeljeve dhe shkatërrimit të fshatrave kufitare mund të sigurojë mbrojtje, atëherë gabon, pasi kjo është provuar edhe më parë pa sukses”, deklaroi Presidenti.

Ndërkohë, armëpushimi mes Izraelit dhe Hezbollahut, i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe i nisur më 16 prill, është zgjatur edhe për tre javë të tjera.

Lajmi u bë i ditur nga presidenti amerikan Donald Trump gjatë takimeve në Uashington me ambasadorët e Izraelit dhe Libanit, pavarësisht tensioneve të vazhdueshme në kufi.

Po ndodh...