Postimi i tij në rrjetet sociale u cilësua kërcënim ndaj Trump, ish-drejtori i FBI-së vetë-dorëzohet te autoritet
James Comey pritet të dorëzohet pranë autoriteteve amerikane, një ditë pasi ndaj tij u ngritën akuza lidhur me një postim në rrjetet sociale që, sipas prokurorëve, ishte “kërcënues” ndaj presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Comey do të paraqitet në prokurorinë e Aleksandrisë, në Virxhinia, sipas një burimi që ka dijeni për çështjen.
Ish-drejtori i FBI-së deklaron se është i pafajshëm dhe se do ta provojë këtë në gjykatë. Kjo ndjekje penale shënon një tjetër përpjekje të Departamentit të Drejtësisë gjatë administratës Trump për të vënë në shënjestër kundërshtarët politikë të presidentit përmes procedimeve gjyqësore.
Vitin e kaluar, vetë presidenti amerikan kishte përmendur Comey në një postim, duke kërkuar që të ngriheshin akuza penale ndaj kundërshtarëve të tij.
Çështja lidhet me një postim që Comey bëri në Instagram majin e kaluar. Në një foto, guaska deti të vendosura në rërë formonin numrat “86 47”. Numri “86” vjen nga zhargoni i industrisë së restoranteve dhe mund të nënkuptojë “hiq qafe” dikë, ndërsa “47” mund të interpretohet si referencë ndaj Trump, presidentit të 47-të të SHBA-së.
Sipas aktakuzës së miratuar nga një juri e madhe në Karolinën e Veriut, një “marrës i arsyeshëm” do ta interpretonte mesazhin si kërcënim ndaj Trump.
Comey e fshiu postimin pak më vonë, duke thënë se e konsideronte si një mesazh politik dhe nuk ishte në dijeni që këta numra lidhen me veprime të dhunshme.
Rasti i mëparshëm ndaj Comey gjatë presidencës Trump, që kishte të bënte me deklarime të rreme në Kongres, u hodh poshtë nga një gjyqtar federal.
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128