Raporti i Bankës Botërore: Ekonomia e Shqipërisë do të ngadalësohet, investoni te njerëzit
Banka Botërore parashikon se rritja ekonomike e Shqipërisë këtë vit do të ngadalësohet. Nga 3.7 që ishte, institucioni më i lartë monetar në botë vlerëson se zgjerimi i Prodhimit të Brendshëm bruto të vendit do të jetë vetëm 3.4 për qind.
“Ekonomia e Shqipërisë vijon të tregojë qëndrueshmëri, por rritja e këtij momenti kërkon reforma të guximshme strukturore. Rruga përpara është e qartë: përshpejtimi i reformave drejt anëtarësimit në BE, me më shumë investime në kapitalin njerëzor dhe infrastrukturën digjitale, si dhe mobilizimi i kapitalit privat do të nxisë investimet, krijojë vende pune dhe përshpejtojë konvergjencën me BE-në”, theksoi Massimiliano Paolucci, Menaxher i Zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë.
Për shkak të pasigurisë dhe frikës për një krizë çmimesh në aspektin energjetik, që më tej rrezikon të përcillet në të gjitha hallkat e zinxhirit të furnizimit, Banka Botërore ka ulur parashikimet për rritjen ekonomike për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Rritja ekonomike e Shqipërisë parashikohet të ngadalësohet, sepse çmimet më të larta për energjinë dhe ndërprerjet e tregtisë të lidhura me situatën në Lindjen e Mesme po ndikojnë negativisht në fluksin e bizneseve. Ruajtja e trendit të rritjes ekonomike, në kushtet kur fuqia punëtore po tkurret, kërkon mobilizimin e kapitalit njerëzor të pashfrytëzuar, përmes reformimit të skemave të përfitimeve, lehtësimit të kufizimeve për kujdesin ndaj fëmijëve, forcimit të formimit profesional, dhe zgjerimit të punësimit për të rinjtë dhe gratë”, tha Angela Faith Montfaucon, ekonomiste e lartë në Bankën Botërore.
Shtetet e tjera më të pasura rrezikojnë t’i marrin Shqipërisë fuqinë punëtore... vendi duhet të identifikojë dhe zhvillojë avantazhet konkurruese, vlerëson Banka Botërore.
“Shqipëria mbetet një ndër vendet e rajonit me emigrimin më të lartë për frymë dhe ata që qëndrojnë përballen me pengesa të vazhdueshme në tregun e punës. Kujdesi dhe përgjegjësitë familjare mbajnë gratë jashtë këtij tregu, veçanërisht grupmosha 25-54 vjeç, ndërsa papunësia tek të rinjtë është në nivelin 21.5 për qind, mbi mesataren e BE-së që është 14.7 për qind” u shpreh Esida Bujupi, ekonomiste në Bankën Botërore.
Në vlerësimin që i është bërë ekonomive të Ballkanit Perëndimor në raportin e pranverës 2026, rritjen më të lartë thuhet se do e ketë Kosova, ndjekur nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e Malin e Zi për të vijuar me Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën.
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128