E rëndë në Tiranë, 28-vjeçarja gjendet pa shenja jete në apartament!

23 Prill 2026, 13:56 / AKTUALITET ALFA PRESS

E rëndë në Tiranë, 28-vjeçarja gjendet pa shenja jete

Një 28-vjeçare e huaj është gjetur pa shenja jete në një apartament në Tiranë.

Mësohet se gruaja e kishte marrë me qira hyrjen.

Policia bën me dije se nga këqyrja e trupit dyshohet se e reja ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë: 

Në bulevardin “Gjergj Fishta”, në një apartament me qira ditore, u gjet trupi i pajetë i shtetases së huaj, R. T., 28 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk u konstatuan shenja dhune.

Paraprakisht dyshohet se 28-vjeçarja e ka humbur jetën, prej shkaqeve natyrale. 

Po ndodh...