E RËNDË/ Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë...
4 Dhjetor 2024, 20:02 / AKTUALITET

Një ngjarje e rëndë, që mund të ishte kthyer në tragjedi, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë.
Mësohet se një banesë është përfshirë nga flakët, teksa të gjithë anëtarët e familjes që banonin në të ishin brenda.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Markatomaj, teksa burime policore bënë me dije se vatra e zjarrit ra në njërën nga dhomat e banesës në pronësi të Vasil Kolës. Fatmirësisht, të gjithë personat dolën në kohë jashtë pa pësuar dëmtime, megjithatë flakët shkaktuan dëme të mëdha materiale. Shkak për nisjen e zjarrit paraprakisht dyshohet një shkëndijë elektrike.
U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të bërë të mundur lokalizimin e vatrës, që të mos përhapej më tej.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

