Eksperti i sigurisë flet për situatën e rendit: Ja cilët janë qytetet më problematike

27 Prill 2023, 21:04 / AKTUALITET ALFA PRESS

Eksperti i sigurisë flet për situatën e rendit: Ja cilët

Eksperti i sigurisë, Alban Dafa tregoi për Euronews Albania se cilët janë qytetet shqiptare me probleme më të mëdha të sigurisë. Ai tha se është kryesisht ultësira perëndimore ajo që ka më shumë probleme, pasi në këtë zonë janë edhe pikat më strategjike të vendit.

Gjithashtu eksperti Dafa renditi emrat e qyteteve të cilët kanë pasur më shumë probleme me sigurinë.

“Mendoj se nëse lexoni raportet si të policisë së shtetit ashtu edhe vetë raporteve ndërkombëtarë është e qartë se cilat janë zonat më problematike.Duke filluar nga Shkodra,Lezha, Laçi, Durrësi, Tirana, Fushë Kruja, Elbasani, Fieri, Vlora deri te Saranda. Thuajse e gjithë ultësira perëndimore.


Por nuk është çështja vetëm te zonat se sa është te mënyra se si janë krijuar marrëdhëniet korruptive, pasi nuk është çështja te zonat por te ato që ofrojnë zonat. Ultësia perëndimore, janë tokat ku janë pikat kyçe të hyrjes së mallrave, Porti i Durrësit, zonat kufitare, Saranda, Shkodra. Pra janë  të rëndësishme nga pikëpamja gjeografike”,-tha eksperti i sigurisë Alban Dafa.

Po ndodh...

ide