Ekzekutoi Arben Lleshin në burg, Sokol Mjacaj jep detaje për ngjarjen

I dënuari përjetë Sokol Mjacaj që ekzekutoi Arben Lleshin brenda burgut të sigurisë së lartë në Peqin dhe plagosi Indrit Shaqjen, është marrë në pyetje nga grupi hetimor në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Burime mediatike bëjnë me dije se Mjacaj ka dhënë detaje për ngjarjen dhe ka zbardhur mekanizmat.
Sokol Mjacaj sakaq ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme vendimin për izolimin e tij në regjimin “41 Biss”.
Më 15 dhjetor 2023, rreth orës 13.20, ministri i drejtësisë Ulsi Manja bëri publik vendimin për izolimin e Sokol Mjacajt në sistemin 41 Biss, pasi kishte të dhëna se komunikonte me jashtë dhe vazhdonte aktivitetin kriminal nga qelia. Por pasi mësoi këtë lajm, Sokol Mjacaj hyri në veprim në burgun e Peqinit, duke marrë armën me mulli me të cilën u afrua tek qelia ku ndodheshej i dënuari për vrasje Arben Lleshi. Ai thirri në emër të dënuarin të cilin e qëlloi me dy plumba duke lënë të plagosur edhe shokun e qelisë Indrit Shaqja.
Vrasja dyshohet se u krye me pagesë, për hakmarrje dhe shkaktoi arrestimin e drejtorit të burgut, shefit të policisë dhe 10 punonjësve të sigurisë.
-
-
Shkrumbohet banesa në Fier, shpëton për mrekulli 60-vjeçarja
19 Janar, 12:43
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


