EMRAT/ Kthyen banesat në “shtëpi bari”, arrestohet 31-vjeçari dhe e pësojnë tre punonjës të OSHEE

Policia ka zbuluar dy shtëpi në Vaun e Dejës, ku kultivohej lëndë narkotike me anë të llampave. Në pranga është vënë një 31-vjeçar, ndërsa në kërkim katër të tjerë. U ndaluan gjithashtu edhe tre punonjës të OSHEE-së për shpërdorim detyre.
Banesat u zbuluan në fshatin Barbulluesh, brenda të cilave u gjetën dhe sekuestruan 583 bimë kanabis, 7 kg e 490 gr kanabis, 307 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, 3 celularë.
Në pranga u vu 31-vjeçari Aurel Çelaj, ndërsa në kërkim janë shpallur 4 të tjerë. Punonjësit e OSHEE-së të ndaluar janë Flogert Hila, Aleksandër Gjovalini, dhe Zef Nikolli.
Ky operacion vjen në kuadër të operacionit të koduar “Neonët” që deri më tani ka çuar në pranga disa persona.
Sekuestrohen 583 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 7 kg e 490 gr kanabis, 307 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, 3 celularë.
Njoftimi i policisë:
Vau i Dejës/Zbulohen 2 ambiente (banesa) në fshatin Barbullush, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.
Finalizohet faza e pestë e operacionit policor të koduar “Neonët 5”. Shkon në 9 numri i ambienteve të zbuluara dhe të goditura në kuadër të këtij operacioni.
Vihet në pranga një 31-vjeçar dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë.
Ndalohen edhe 3 punonjës të OSHEE-së.
Sekuestrohen 583 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 7 kg e 490 gr kanabis, 307 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, 3 celularë.
Në vijim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me ato të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, dhe të mbështetura nga Forca Operacionale dhe “Shqiponjat”, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të mbyllura, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, tharjes dhe përpunimit të tyre për shitje.
Në këtë kuadër u organizua dhe u finalizua faza e pestë të operacionit policor të koduar “Neonët”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ç., 31 vjeç, banues në Shkodër, dhe u shpallën në kërkim shtetasit Gj. G., 46 vjeç, L. G., 53 vjeç, E. G., 43 vjeç dhe M. G., 51 vjeç, të gjithë banues në fshatin Barbullush.
Në vijim të operacionit u ndaluan edhe shtetasit F. H., 31 vjeç, banues në fshatin Ashtë, A. Gj., 46 vjeç, banues në fshatin Barbullush, dhe Z. N., 27 vjeç, banues në fshatin Mali i Jushit, punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.
Nga kontrollet në dy ambiente (banesa), në fshatin Barbullush, të përshtatura për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 583 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 7 kg e 490 gr kanabis, 307 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, 3 celularë.
Vijon puna intensive për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Fundi i liderit tregëtar, Rama!
ide
Ankthi i zbrazëtisë: pse liderët nuk ikin në Shqipëri
Morali im, ligji yt: anatomia e një pushteti pa kufij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

