Fundi i liderit tregëtar, Rama!

Napoleoni dikur thoshte, “A Leader is a Dealer in Hope”, ose “Udhëheqësi është ai që shet shpresë”.
Fjalët “udhëheqësi” dhe “tregtari” që në anglisht janë “Leader edhe Dealer” përmbajnë të njëjtat shkronja, por në qeverisje dhe politikë ato mund të jenë funksione që shumë lehtësisht zëvendësojnë njëri-tjetrin dhe fare lehtë, mund të konsiderohen si “alter ego” të njëra-tjetrës. Thënë ndryshe “vetja tjetër”.
Që një udhëheqës të drejtojë të tjerët, duke e shndërruar shpresën në “ngjitëse”, ose duke e kthyer atë në një fenomen masiv, ai duhet pikë së pari të negociojë drejtësisht me aftësitë e veta, kufizimet, sakrificat, pasiguritë dhe ambiciet e tij. Kur nuk arrin të negociojë dhe të pranojë veten, udhëheqësi për pushtet, negocion me gjithçka tjetër rreth tij, deri sa mbërrin që “vetja tjetër” e tij bëhet “tregëtari pa skrupuj”. Etja për pushtet është e tmerrshme.
Krijon vartësi më shumë se heroina. Për tregtarin pa skupuj gjithçka është një mall, duke filluar nga njerëzit, qëndrimet, marrëdhëniet, premtimet, ëndërrat, aspiratat e deri tek Atdheu. Ai shet premtime të zbrazëta për t’i siguruar vetes një angazhim; shet frikë për t’i siguruar vetes siguri; shet ëndrra të rreme për të siguruar atë që ai aspiron ose dëshiron. Ai shet çdo njeri të aftë për të blerë “skllevër të bindur”; shet favore për të siguruar besnikëri; shet interesa publike tek pronarët e mediave, duke blerë emisione televizive poshtëruese për të “pabindurit ndaj tij”.
Ai shet lehtësisht pa asnjë procedurë detin, tokën, ajrin, porte, aeroporte tek lobistë, investitorë vendas e ndërkombëtarë, apo tek kushdo tjetër që i siguron mbrojtje për interesat e tij. Duke tregëtuar fatit dhe të ardhmen e kombit lideri nuk është më në gjendje të dallojë se çfarë ka kuptim, e çfarë nuk ka. I nervozuar i pështjelluar, i pasigurt dhe jotolerant, i duket vetja i paprekshëm, i paaarritshëm, i pagabueshëm. Ai vallëzon me të pandershmit.
Vallëzon, u shkel syrin, thur plane. Mbështetet tek ata të cilët i kanë mbijetuar të gjithëve dhe kanë tradhëtuar secilin, por rreziku i qëndron pas shpine.... Në fund liderin tregëtar e lënë të gjithë. Askush nuk do të jetë afër tij, për ta ndihmuar. Ata të cilëve u besoi dhe që i konsideroi më besnikët, e lëshojnë të parët, teposhtë rrymës së ujit.
Edhe kështu vjen dita dhe ora që dukej e largët, kur do ta lajmërojmërojnë se mbaroi gjithçka. U mbyll. Erdhi fundi!
Po ndodh...
Fundi i liderit tregëtar, Rama!
ide
Ankthi i zbrazëtisë: pse liderët nuk ikin në Shqipëri
Morali im, ligji yt: anatomia e një pushteti pa kufij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
