EMRAT/ Trafikimi i 6.7 tonëve kokainë/ GJKKO lë në qeli 4 të arrestuarit, njëri në arrest shtëpie
Dy ditë pas megaoperacionit të SPAK, që goditi dy grupe të dyshuara për trafikun ndërkombëtar të drogës dhe pastrimin e parave, pesë nga të arrestuarit dolën këtë të diel para Gjykatës së Posaçme (GJKKO) për verifikimin e masave të sigurisë.
Në seancën gjyqësore, GJKKO la në fuqi masën e “arrestit në burg” për Orgest Birçajn, Dritan Agan, Edmond Jaupin dhe Orest Sotën, të cilët SPAK i akuzon si pjesë të një rrjeti kriminal të dyshuar për trafikun e mbi 6.7 tonëve kokainë nga Amerika Latine drejt porteve të Belgjikës, Holandës dhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian.
Ndërkohë, gjykata vendosi lirimin nga qelia të Gëzim Islamit për arsye shëndetësore, duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe garanci pasurore në vlerën e 100 mijë eurove.
Seanca nisi në orën 09:00, por u ndërpre për rreth dy orë pasi avokatët mbrojtës kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore. Më pas, procesi vijoi në praninë e kreut të SPAK, Altin Dumani, prokurores Elida Kaçkini dhe gjyqtares Flojera Davidhi.
Sipas dosjes hetimore, në krye të dy grupeve të goditura qëndrojnë Luçiano Koçeku dhe Alfredo Hamzai. Hetimet e SPAK pretendojnë se organizatat kriminale kishin ngritur një rrjet që shtrihej nga laboratorët e kokainës në Ekuador dhe Kolumbi deri te magazinat e përpunimit në Belgjikë e Holandë, ndërsa droga fshihej në ngarkesa me qymyr, fruta dhe sojë për t’u futur në Europë.
Në dosje përmendet edhe roli i Orgest Birçajt, pronar i kompanisë “Top Seven”, i cili sipas SPAK dyshohet se organizonte dërgimin e punëtorëve shqiptarë drejt laboratorëve në Ekuador përmes agjencisë së tij të udhëtimeve. Ndërsa Orest Sota dhe persona të tjerë dyshohet se kishin role në rrjetin e trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Megaoperacioni i 12 qershorit çoi në lëshimin e 20 masave të sigurisë. Mes emrave të përfshirë janë edhe biznesmeni Ilir Shtufi, i arrestuar në Greqi, si dhe Artur Shehu, i shpallur në kërkim. Sipas SPAK, fitimet e krijuara nga trafiku i drogës janë investuar më pas në kompani ndërtimi, prona të paluajtshme dhe aktivitete të tjera ekonomike.
Në kuadër të operacionit janë sekuestruar 18 vila, 336 llogari bankare, kompani, apartamente, automjete luksoze, prona në Tiranë, Palasë, Jalë, Himarë e zona të tjera, ndërsa vetëm një transaksion i dyshuar i lidhur me pronat në Zvërnec arrin vlerën e 128 milionë eurove
Po ndodh...
ide
Koha e tyre mbaroi
Two sides of the same coin!
Cikloni gjeopolitik dhe paktet e fundit të tranzicionit shqiptar
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128