Hakmerret Izraeli, bombardoi qendrën e komandës së Hezbollahut në Bejrut: Nuk tolerojmë asnjë sulm në territorin tonë!

14 Qershor 2026, 16:40 / BOTA ALFA PRESS

Hakmerret Izraeli, bombardoi qendrën e komandës së Hezbollahut

Ushtria izraelite kreu të dielën një sulm ajror ndaj një qendre komande të Hezbollahut në lagjen jugore Dahieh të Bejrutit, në përgjigje të një sulmi me raketa të grupit shiit ndaj territorit izraelit.

Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, konfirmuan operacionin përmes një deklarate të përbashkët, duke theksuar se Izraeli “nuk do të tolerojë asnjë sulm në territorin e tij”.

Sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), objekti i goditur përdorej nga Hezbollahu për planifikimin e sulmeve kundër civilëve dhe ushtarëve izraelitë të dislokuar në Libanin jugor. Ushtria izraelite deklaroi se para bombardimit u morën masa për të minimizuar rrezikun për popullsinë civile, përfshirë përdorimin e municioneve precize dhe mbikëqyrjen ajrore.

Po ndodh...

ide