Sardele me domate në furrë
6 Janar 2026, 10:14 / RECETA ALFA

Përbërësit:
500 gr sardele
1 qepë mesatare
2 thelpinj hudhër
1 lugë salcë domatesh koncentrat
4-5 lugë ujë
1 lugë rigon
Disa degë trumze
Majdanoz
Domate në feta
Vaj ulliri
Kripë, piper
Përgatitja:
Në një tigan me vaj ulliri skuqim qepën derisa të zbutet. Më pas shtojmë hudhrat dhe salcën e domateve bashkë me ujin. Shtojmë kripë, piper të zi. Në një tavë shtrojmë sardelet e pastruara, rigonin, trumzën, majdanozin dhe nga lart salcën. Mbi salcë vendosim fetat e domateve të prera. Bëjmë një spërkatje me vaj ulliri dhe e vendosim tavën në pjekje në temperaturën 190 gradë për 40 minuta.
Receta nga Zonja Albana/Report Tv
Po ndodh...
Fundi i liderit tregëtar, Rama!
Nga Irena Beqiraj
ide
Ankthi i zbrazëtisë: pse liderët nuk ikin në Shqipëri
Nga Roland Lami
Morali im, ligji yt: anatomia e një pushteti pa kufij
Nga Neli Demi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
