Kadastra dhe noterja e ndëshkuar bëjnë çorap qytetaren, 4 vjet sorollatje për pronën

Në Fier, qytetarja Tefta Lule iu drejtua emisionit “Stop”, pasi prej katër vitesh nuk arrinte të zhbllokonte dy prej tre pronave të saj, megjithëse dispononte certifikata pronësie që prej vitit 2015.
Problemi nisi kur bashkëshorti i saj, Bedri Lule, mori një kredi për një mjet pune, të cilën nuk e shleu në kohë, duke sjellë bllokimin e tre pasurive.
Në vitin 2022, pasi kredia u shlye dhe ai rezultoi jo debitor, një nga pronat u zhbllokua nga blerësi, por dy të tjerat vijonin të rezultonin të bllokuara në sistem.
Noterja e çështjes, Anila Haxhiu, pas aplikimit fillestar u përball me kërkesa shtesë nga Kadastra dhe riaplikoi. Megjithatë, edhe pas aplikimit të dytë dhe pavarësisht statusit të pastër të Bedri Lules, dy pasuritë vijonin të figuronin të bllokuara.
Pas interesimit tonë, specialisti i Kadastrës, Arlind Rusto, pranoi se gabimi kishte ndodhur në praktikë: ishte fshirë debia në një seksion të dokumentit, por kishte mbetur në kartelën e pasurisë. Pas ndërhyrjes, problemi u korrigjua dhe kartela e pasurisë doli e pastër.
Megjithatë, situata u ndërlikua sërish, pasi Tefta Lule deklaroi se certifikata origjinale e një prone kishte mbetur në zyrën e noteres Anila Haxhiu dhe tashmë rezultonte e humbur.
Noterja dhe kompania e përfshirë në shitblerje ia kalonin përgjegjësinë njëra-tjetrës, ndërsa qytetarja mbeti pa dokumentin origjinal.
“Stop” u angazhua sërish për të mundësuar pajisjen e saj me certifikatë të njësuar me origjinalin pranë Kadastrës./tvklan
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128