Izraeli vijon sulmet ndaj Iranit, IDF: Besojmë se kemi goditur një strukturë bërthamore nëntokësore

3 Mars 2026, 23:52 / BOTA ALFA PRESS

Izraeli vijon sulmet ndaj Iranit, IDF: Besojmë se kemi goditur një

Forcat e Izraelit njoftuan sot se kanë goditur një strukturë nëntokësore në perëndim të Teheran, ku një grup shkencëtarësh thuhet se punonte në fshehtësi të plotë në kuadër të një programi për zhvillimin e armëve bërthamore.

Operacioni shkaktoi një goditje thelbësore “në kapacitetin e regjimit iranian për të zhvilluar armë atomike”.

Sipas njoftimit të ushtrisë izraelite, shërbimet e inteligjencës “vazhduan të monitoronin aktivitetet e shkencëtarëve iranianë dhe identifikuan vendndodhjen e tyre të re, duke mundësuar një goditje precize në kompleksin nëntokësor”.

Ushtria izraelite identifikoi objektet në skajin perëndimor të Teheranit dhe i përcaktoi si “Minzadehei”, duke shtuar se “shkencëtarët kanë punuar aty që nga koha kur Izraeli goditi disa instalacione bërthamore” gjatë luftës së mëparshme kundër Iranit në qershor 2025.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Efi Deffrin, tha se udhëheqësia iraniane vazhdoi punën për zhvillimin e kapaciteteve të nevojshme për prodhimin e armëve bërthamore, pavarësisht dëmeve të mëdha që pësoi programi bërthamor gjatë luftës së qershorit 2025.

Ushtria izraelite shkruan në platformën X se “kompleksi sekret ‘Minzadehei’ u përdor nga një grup shkencëtarësh bërthamorë që punonin për të zhvilluar një komponent kyç për armët bërthamore”.

Po ndodh...

ide