Nga minimumi jetik te rritja e pagave dhe ulja e taksave, PD depoziton 28 amendamente për Buxhetin

Partia Demokratike ka prezantuar 28 amendamentet që deputetët e PD kanë depozituar në Kuvend, në kuadër të buxhetit dhe Paketës Fiskale.
Nga mbledha e Grupit Parlamentar të PD, kreu i grupit, Gazmend Bardhi bëri publike të 28 amendamentet e depozituara në Kuvend, ku ndër të tjera vihet theksi te minimumi jetik prej 20 mijë lekë, rritjen e pagave në administratën publike, uljen e TVSH për energjinë dhe ujin, pezullimin e pagesave për incineratorin e Tiranës, fond të posaçëm për mësuesit e arsimit parauniversitar etj.
Sipas Bardhit, amendamentet synojnë shndërrojnë buxhetin e shtetit nga buxhet për financimin e korrupsionit tek buxheti për financimin e shërbimeve dhe mirëqenies së qytetarëve shqiptarë.
Amendamentet e propozuara nga Grupi Parlamentar i PD-së për buxhetin dhe paketën fiskale përfshijnë:
1.Vendosjen e minimumit jetik në masën 20 mijë lekë në muaj.
2.Rritjen me 30–50% të pagave për të gjithë administratën publike.
3.Uljen në 6% të TVSH-së për ujin.
4.Uljen në 6% të TVSH-së për energjinë.
5.Pezullimin e pagesave për inceneratorin e Tiranës.
6.Dhënien e pagës së 13-të për të gjithë mësuesit e arsimit parauniversitar.
7.Trefishimin e fondeve për ish-të përndjekurit politikë.
8.Shkurtimin me 20% të shpenzimeve operative të qeverisjes qendrore.
9.Rritjen me 30% të pagave në sektorin e shëndetësisë.
10.Realizimin e dy projekteve të investimit në infrastrukturën rrugore në qarkun e Beratit.
11.Alokimin e 5 miliardë lekëve për kompensimin e prodhuesve, si pasojë e zhvlerësimit të euros.
12.Alokimin e 5 miliardë lekëve për fillimin e shlyerjes së detyrimeve të ndërsjella në sektorin e energjisë.
13.Rritjen me 50% të transfertës së pakushtëzuar.
14.Alokimin e 1 miliard lekëve për përballimin e pasojave të përmbytjeve në Shkodër.
15.Alokimin e 1 miliard lekëve për përballimin e pasojave të përmbytjeve në Lezhë.
16.Rritjen e pensioneve dhe vendosjen e një bonusi që garanton rritje reale, të drejtë dhe të përhershme.
17.Dyfishimin e ndihmës ekonomike.
18.Rritjen e financimit për kërkimin shkencor në nivelin 0,1% të PBB-së.
19.Rritjen me 30% të pagave në sektorin e arsimit.
20.Dyfishimin e fondit për rimbursimin e barnave.
21.Rritjen me 1 pikë përqindjeje të PBB-së të buxhetit për arsimin.
22.Anulimin e rritjes së TVSH-së në 21%, duke ruajtur normën ekzistuese prej 20%.
23.Trefishimin e subvencioneve për sektorin e bujqësisë.
24.Pezullimin e pagesave për çdo PPP me financim nga buxheti i shtetit.
25.Anulimin e rritjes së taksës vjetore të automjeteve.
26.Rritjen me 1 pikë përqindjeje të PBB-së të buxhetit për shëndetësinë.
27.Vendosjen e një takse të sheshtë për fitimin dhe pagat, si dhe anulimin e rritjes së taksës mbi dividendin.
28.Ndërprerjen e plotë të financimit të koncesionit të laboratorëve.
Po ndodh...
Zgjedhjet e 9 majit REFERENDUM kundër Sistemit
ide
Partitë peng, politika peng, Shqipëria peng!
Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike të Ramës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


