Musiala në gjendje të vështirë shëndetësore, Bayern Munich merr vendimin

25 November 2026, 11:39 / SPORT ALFA PRESS
Musiala në gjendje të vështirë shëndetësore,

Bayern Munich ka publikuar një komunikatë zyrtare lidhur me gjendjen e Jamal Musialas dhe bisedimet me përfaqësuesit e tij, duke sqaruar edhe kohën kur futbollisti kishte shfaqur simptomat e para që lidhen me problemet e tij shëndetësore.

Klubi bavarez bëri të ditur se të martën është zhvilluar një takim me agjencinë 11WINS, e cila përfaqëson Musialan.

Sipas komunikatës, bisedimet kanë qenë konstruktive dhe të dyja palët janë pajtuar se shëndeti i futbollistit duhet të jetë përparësia kryesore.

“Jamal Musiala e ka mbështetjen tonë të plotë në rrugën e tij drejt rikuperimit”, thuhet në komunikatën e Bayern Munichut.

Duke iu referuar spekulimeve të shumta të ditëve të fundit, Bayerni dhe agjencia 11WINS kanë vendosur të sqarojnë edhe një detaj të rëndësishëm lidhur me fillimin e problemeve shëndetësore të futbollistit gjerman.

Sipas tyre, Musiala është ekzaminuar për herë të parë për shkak të simptomave të ngjashme me mungesën e vetëdijes më 22 prill 2025.

Ky ekzaminim, siç sqaron klubi, është kryer në koordinim me Bayernin dhe departamentin e tij mjekësor, menjëherë pasi janë shfaqur simptomat e para neurologjike.

Në fund të komunikatës, Bayern Munich dhe përfaqësuesit e lojtarit kanë bërë të ditur se do t'i vazhdojnë diskutimet në frymë bashkëpunimi dhe konfidencialiteti.

Po ndodh...