“Pse mo me shkopa gome dhe represion zgjidhen gjërat?"/ Spiropali reagon për dhunën ndaj të miturve në protesta: Nuk i shoh dot ato pamje

25 November 2026, 11:51 / POLITIKË ALFA PRESS
“Pse mo me shkopa gome dhe represion zgjidhen gjërat?"/

Elisa Spiropali ka vijuar deklaratat e saj në konferencën për shtyp pas përjashtimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke komentuar edhe trajtimin e të miturve gjatë protestave.

Ajo u shpreh kundër përdorimit të forcës policore, gjobave dhe represionit, duke thënë se pamjet e të miturve të përfshirë në protestë janë të rënda për t’u parë.

“Pse me polici, me shkopinj gome, me gjoba, me represion zgjidhen gjërat? Nuk i shoh dot ato pamje. Janë 17-vjeçarë, të mitur”, deklaroi Spiropali.

Më tej, ajo kritikoi idenë se përçarja e opozitës mund të shërbejë për të mbajtur mazhorancën në pushtet. Sipas saj, ishte një mundësi për të ndërtuar besim dhe për të bashkëpunuar me opozitën, veçanërisht për reformat që, siç tha ajo, u votuan në mënyrë të njëanshme.

“Pse përçarja e opozitës do të na mbajë ne në pushtet? Nuk mbahet më me pabesi. Këtu kishim mundësi të krijonim besim, të uleshim edhe me opozitën për votimin e reformave që u bënë të njëanshme”, u shpreh ajo.

 

Po ndodh...